E themeluar në vitin 1996, Tati Metal Design është një fabrikë lider në përpunimin e metalit, e specializuar në prodhimin e rafteve metalike, mobilieve metalike dhe punimeve të hekurit sipas kërkesave të projekteve.
Me një përvojë prej gati tre dekadash, ne krenohemi me ofrimin e zgjidhjeve të plota, duke përfshirë projektimin dhe zbatimin e projekteve bazuar në nevojat unike të klientëve tanë.
Përse Ne?
Staf i Specializuar: Ekipi ynë me përvojë dhe i trajnuar garanton saktësi dhe cilësi në çdo projekt.
Teknologji Moderne: Sisteme moderne makinerish, e cila përfshin 19 makina kryesore dhe pajisje të ndryshme shtesë, kemi kapacitet për të përballuar projekte komplekse dhe me përmasa të mëdha.
Zgjidhje të Personalizuara: Qoftë për prodhime standarde apo për dizajne të veçanta, bashkëpunojmë ngushtë me klientët për të realizuar vizionet e tyre.
Në Tati Metal Design, jemi të përkushtuar të ofrojmë cilësi dhe inovacion në çdo produkt që prodhojmë, duke siguruar që të tejkalojmë pritshmëritë e klientëve dhe të ruajmë standardet më të larta të mjeshtërisë.